LSI duket se ka konfirmuar mbështetjen për kandidatët e Sali Berishës për zgjedhjet e 6 marsit. Duke ju përgjigjur Partisë Demokratike, LSI i cilëson primaret e Berishës si të jashtëzakonshme.

Sipas LSI-së, deputeti Basha tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh.

“I tmerruar nga primaret e djeshme të jashtëzakonshme, deputeti Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh.

Të gjithë për rivendosjen e integritetit të votës së lire”-thuhet në reagimin e LSI-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re