Një mesazh i kryedemokratit Basha, ku i thurrej elozhe njeriut më “problematik” të momentit në BE, ministrit të Brends hëm italian Matteo Salvini, ka gjetur përkrahje vetëm te LSI. Nr.2 i saj, Petrit Vasili, shkon deri atje sa e quan fat të mbrapshtë që kreu i Lega-s, parti e ekstremit të djathtë e njëherësh euroskeptike, nuk është kryeministri i Shqipërisë.

Ndërkohë, edhe pse Salvini konsiderohet “armik” i BE-së, ne gjykimin e Vasilit, me të Shqipëria do ishte në Europë.

Pas rendit paudhësitë e Ramës me dyfjalëshin krim-drogë, Vasili konkludon:

“Ndersa Salvini eshte ne vijen e pare te luftes kunder te gjitha llojeve te mafieve, Rama ka per menu te pushtetit vetem Mafiet e cdo lloji.

Eh sikur te ish Salvini kryeminister dhe jo Rama……

Nga Drogeshtet do te ishim tamam BEshtet”, shprehet Vasili.

Për mesazhin e Bashës, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, tha se faqja e kreut demokrat, ndoshta “ishte hakuar”.    

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re