Kandidati për deputet i LSI-së, Endrit Braimllari, ka zhvilluar një takim me fermerët dhe banorët në fshatin Dvoran të Korçës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Braimllari deklaron se LSI-ja do të mbështesë fermerin vendas. Mes të tjerash Braimllari tha se LSI angazhohet për të rritur cilësinë e produktit vendas dhe për të mbështetur bujqësinë me një vlerë mbi 200 milion euro në vit.

MESAZHI I BRAIMLLARIT
Në Dvoran në zonën më prodhuese të Korçës, ku fermeri vendas është lënë në harresë
LSI do të mbështesë fermerin vendas.

Ne angazhohemi për të rritur cilësinë e produktit vendas dhe për të mbështetur bujqësinë me një vlerë mbi 200 milion euro në vit.
Tvsh-ja zero për produktin bujqësor dhe blektorial, MADE IN AlBANIA.
Mbështetje direkte i prodhimit bujqësor për njësi të prodhimit, të sipërfaqes dhe për numër krerësh.
Kredi të buta për infrastrukturë, serra, stalla, për industrinë agropërpunuese.
Ofrimi i tokës shtetërore për aktivitete agropërpunuese.
#voto6lsi #lsi #zgjedhje25prill #shqiperiashtepiajuaj

Në Dvoran në zonën më prodhuese të Korçës, ku fermeri vendas është lënë në harresë
LSI do të mbeshtesë fermerin…

Posted by Endrit Braimllari on Tuesday, April 6, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re