Skip to content

LSI ndërron mëndje: Të bëhen menjëherë zgjedhjet, ne kemi 85% mbështetjen e shqiptarëve

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka dalë sërish në një deklaratë për shtyp ku kërkoi që zgjedhjet të bëhen menjëherë pasi LSI pritet të jetë forcë e parë.

Ai tha se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas për realizimin e zgjedhjeve të menjëhershme në përputhje me dekretin e Presidentit.

 

Ndërkohë, opozita ka hequr dorë nga kërkesa e saj për zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër si dhe zgjedhje me këtë kabinet qeveritar.

“Opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas për realizimin e zgjedhjeve të menjëhershme në përputhje me dekretin e Presidentit. Opozita i njeh përgjegjësitë e mëdha qe 85% e shqiptarëve i kanë ngarkuar dhe vullnetin e tyre për zgjedhje të lira dhe jo moniste. Opozita do të jetë e gatshme që të bëjë çdo sakrificë për realizimin e zgjedhjeve të menjëhershme. Dje opozita i kërkoi zyrtarisht KQZ-së që të fillojë përgatitjet për 13 Tetorin. Pa zgjedhje të lira nuk pa për të pasur kurrë shtet ligjor”, tha Vasili.