Një tjetër kandidat nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e kaluara ka pranuar marrjen e mandatit të deputetit për të plotësuar vendet vakante në Kuvend pas djegies së mandateve në grup nga opozita.

Klajdi Qama ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe pas shqyrtimit të tij pritet që të bëjë betimin në Parlament.

Qama ishte kandidat në listat shumë-emërore të LSI në qarkun e Beratit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re