Lulzim Basha përveç përplasjes me Sali Berisha ka hapur front lufte edhe me LSI-në, gjë që për sekretarin e Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari i ka vënë edhe vulën e fundit të bashkëpunimit me Lulzim Bashën.

“LSI nuk do të bëhej pjesë e një problemi të brendshëm të PD. Basha tradhtoi kauzën opozitare dhe pas zgjedhjeve minimumi nuk krijoi një tryezë të përbashkët, të të gjithë opozitës e jo vetëm me LSI.

Nuk ka më asnjë bashkëpunim me të. Basha e ka zgjedhur qatë rrugën e tij që pas 25 prillit”,- tha në ”Report Tv”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re