Pas Partisë Demokratike, edhe LSI premton se nëse vjen në pushtet në 25 prill, do heqë moratorimumin e gjuetisë dhe do lejojë vrasjen e kafshëve.

Premtimi është bërë nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Deklarata e Petrit Vasilit

Moratoriumi i Gjuetise do te hiqet!!

Ky Moratorium i shërbeu vetëm fshehjes se mbjelljes se kanabisit dhe gjuetisë se paligjshme!

Qeveria Rama po i mashtron prej vitesh gjuetarët dhe shoqatat e gjuetarëve se do te hapte gjuetinë.

Por, jo as nuk e hapi, dhe nuk e hap dot, pasi gjahtarët do te bëheshin dëshmitarë dhe do tu  prishnin qetësinë kultivuesve të kanabisit në male dhe në fusha e qe mbrohen e mbështeten nga Edi Rama dhe qeveria e rilindjes.

Ndaj, LSI angazhohet që pas fitores se 25 prillit do bëjë të mundur se bashku me Opoziten e Bashkuar qe të hiqet nje here e pergjithmone në parlament  Moratoriumi i gjuetisë të vendosur nga Rama.

Janë miliona euro qe gjeneron ky aktivitet dhe që i mungojnë prej vitesh pa asnje arsye buxhetit të shtetit.

Gjuetia e bazuar në ligj dhe në marreveshjet nderkombetare nuk cënon asgjë nga Fauna e eger.

Nje ligj europian per Gjuetine dhe monitorimi i zbatimit te tij kjo i duhet Shqiperise.

Duhet të ndalohen urgjentisht gjuetia e shfrenuar, naten me drita bile edhe me arme zjarri luftarake e pushtetarëve dhe e mbështetësve të tyre.

Pra ne do ta heqim kete Moratorium e do ta hapim gjuetinë dhe ky eshte zotim pa kthim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re