Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Paniriti bën apel që klasa politike të përfshihet në dialog dhe të shkojnë tek Presidenti për të nisur bisedimet me opozitën e vërtetë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Panairiti thotë se palët duhet të shkojnë tek Presidenti për të gjetur zgjidhje për rivendosjen e pluralizmit.

“Kapeni javën! Është e fundit! Është kritike dhe ndofta pa kthim !

Shkoni te Presidenti dhe nisni bisedimet me opozitën e vërtetë dhe gjeni zgjidhjen!

Zgjidhje jo vetëm për një palë zgjedhje, por për rivendosjen e pluralizmit, i cili është jashtë binareve dhe po rrëshqet në diktature!”, shkruan Panariti.  ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re