Lëvizja Socialiste për Integrim ka vijuar fushatën kundër Luan Ramës në Vlorë.

I deleguar në qytetin bregdetar për të përçuar publikisht mesazhet e Ilir Metës, Vasili bën thirrje që qytetarët të mos votojnë për ish deputetin që kryeson listën.

Ai apelon për votë nga numri dy e lart, duke pozuar edhe me dy vajza të cilat ai kërkon që të votohen.

“Vendosmeria e pastertia e vajzave te Vlores Grisejda Myslimit dhe Anxhela Shenaj do ti thyeje ne mes mafiozin e Astirit Afrim Qendro dhe batakçiun e diskredituar Damian Gjiknuri qe vetem kane plaçkitur e vjedhur popullin.

Vlora e ka vendosur do te votoje vetem vajzat e saja”, shkruan Vasili. (TemA)
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re