Menjëherë pas deklaratave të bëra në 20-vjetorin e shkollës së Magjistraturës, ambasadori amerikan Donald Lu, sëbashku me ambasadoren e BE, Romana Vlahutin, vizituan Ministrin e Brendshëm. Mësohet se temë e diskutimit me ministrin ka qenë vetingu në polici dhe shkëputja e lidhjeve te botes se krimit me uniformat blu.
 
Për këtë, Ministri i Brendshëm Xhafaj, u dërgoi një letër të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, duke kërkuar bashkëpunim për të denoncuar rastet e efektivëve të korruptuar dhe që janë të lidhur me krimin e organizuar. Ai shkruan se asnjë i korruptuar dhe i lidhur me krimin, nuk do ketë vend në polici. Ministria ka vënë në shërbim dhe një adresë elektronike, ku punonjësit inkurajohen të bejne denoncimet.
 
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re