Ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadori i Shteteve te Bashkuara, Donald Lu vizituan sallën operative ne qendrën e bashkuar operacionale te forcave te armatosura, ku u njohën me situatën aktuale pas përmbytjeve nga reshjet.
 
Ministrja Xhaçka vuri ne dukje profesionalizmin qe kane treguar forcat e armatosura per t’iu përgjigjur situatave te emergjencës dhe shtoi se ka patur nje rritje te prezencës se tyre, por gjithsesi mbetet ende shume pune per te bere ne ndihme te te dëmtuarve.
 
Ambasadori amerikan vlerësoi punën dhe angazhimin e deritanishëm te Forcave te Armatosura dhe shprehu solidaritet dhe mbështetje per Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura per kapërcimin me sukses te situatës se ditëve te fundit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re