Skip to content

Luajnë muzikë e ofrojnë lodra e ushqime! Grupi i fëmijëve bamirës në Gjirokastër

Screenshot 100 3

Një grup fëmijësh në Gjirokastër kanë kryer një aktivitet me të vërtetë të bukur dhe bamirës për fëmijët në nevojë.

Fëmijët janë mbledhur për të luajtur muzikë me vegla muzikore. Disa të tjerë kanë ngritur një stendë dhe kanë ofruar ushqime tradicionale, ndërsa disa të tjerë kanë ofruar lodra ne shitje me çmime simbolike.

Screenshot 103 2

Kishte dhe nga ata fëmijë që kishin vizatuar piktura. Qëllimi i këtij aktiviteti bamirës ishte mbledhja e sadopak fondeve në ndihmë të qendrës së fëmijëve në qytet.

Screenshot 102 2

“Ne kemi bërë disa punime dhe duam t’i shesim ato, Paratë do t’ja japim fëmijëve në nevojë”-tha një vajzë, pjesë e aktivitetit bamirës.

Screenshot 104 1

Aktiviteti bamirës i fëmijëve grumbulloi një shumë fondesh të cilat do të shkojnë për qendrën terapeutike të fëmijëve në qytet, ku trajtohen rreth 70 fëmijë nga i gjithë qarku Gjirokastër.

Screenshot 101 2
Screenshot 100 3

Fotot janë shkëputur nga një kronikë e Top Channel, të cilën mund ta shikoni këtu