Aktori Bruno Shllaku është shtruar këtë pasdite në QSUT, pasi ka pësuar hemoragji cerebrale.

Ora News raporton se gjendja e tij shëndetësore nuk është e rënduar, por ndodhet i shtruar në Reanimacion për tu mbajtur në kontroll.

Me dhjetra role në skënën e teatrit dhe kinematografisë, Bruno Shllaku suksesin e fundit e pati në filmin ” I love Tropoja”, ku pjese e ketij ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re