“Jam i bindur që ajo pakicë që është me Bashën do të bindet një ditë që t’i bashkohet forcës sonë politike, ose të largohet se janë mbi 70% e PD që janë pro kësaj lëvizjeje dhe janë për ndryshimin e për zgjedhje”.

Kështu u shpreh deputeti demokrat Luan Baçi në studion e Debatit me Alba Alishanin, ku kërkoi nga kreu aktual demokrat shpalljen e zgjedhjeve të reja.

“Bashës i kërkojmë të shpallë zgjedhjet me rregulla si të dojë dhe është i zgjidhur problemi”.

Duke theksuar se problemi në Partisë Demokratike filloi me mbylljen e dyerve, ai tha se veprimet e Bashës janë në fund të kohës së tij dhe duhet të hapë zyrat për të nisur puna e të gjithë demokratëve për të mundur Ramën.

“8 janari ishte dita e parë e punës së komisionit të rithemelimit. Nuk ishte dhunë, por thirrje për bashkëpunim. Nëse dyert e PD do të ishin të hapura do hynte Komisionit i Rithemelimit dhe do të fillonte punën dhe do thërriste; rroftë PD e bashkuar, por duke gjetur dyert e blinduara çfarë mund të bënin demokratët dhe ne, të hapësh dyert me forcë nuk është dhunë, por hapje e derës së shtëpisë sonë.

Problemi fillon te mbyllja e dyerve. Problemi fillon te mbyllja e dyerve thyerjet e xhamave kanë filluar nga brenda për t’ u rënë demokratëve mbi kokë. Veprimet e Bashës janë në fund të kohës së vet nuk ka mundësi të rezistojë. Zyrat duhet të hapen të fillojë puna i duhen të gjithë demokratë dhe nëse e do PD dhe nëse ka respekt për ata demokratë që i ka pasur në krah 8 vjet rresht. Të gjithë bashkë ne duhet të mundim Ramën, por duhet të vazhdojmë punën tonë”, tha ai.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re