Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka deklaruar se më 11 dhjetor do të jetë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike që u paralajmërua nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Baçi tha se ai do të jetë bashkë me 500 delegatë të qytetit të Fierit të cilët e kanë firmosur formularin. Demokrati kërkoi ndjesë pasi tha se ka votuar edhe për gjëra që nuk i ka lexuar fare.

“Sigurisht që do të jem, do të jem me 500 delegatët e Fierit sepse kanë firmosur të gjithë formularin. Do të je maty.

Unë doja të kërkoja dhe falje sepse në të vërtetë kemi votuar dhe për gjëra që nuk i kemi lexuar. Realisht në statut janë votuar gjëra që janë shumë të çuditshme, si për mua përshembull, kërkoj ndjesë. Më ka ardhur keq”- tha Baçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re