Luan Baçi, deputet i PD-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka treguar takimin në zyrën e Lulzim Bashës, ku ai i ka kërkuar dorëheqjen nga detyra si kryetar i degës së Fierit.

Baçi tha se nuk e ka dhënë dorëheqjen dhe se nuk ka patur një mbledhje kryesie për largimin e tij, ndryshe nga ç’pretendon Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi. Këtë e konfirmoi në studio edhe Ervin Salianji.

“Pashë Salianjin në studio, si anëtar kryesie i PD. Vendimi i marrë për mua është në datën 19, vendim kryesie. Ervinin e pyeta, që është anëtar kryesie, më tha nuk kemi patur mbledhje kryesie dhe nuk di gjë për vendimin. Që këtu nis gjithë problemi se si veprohet në përgjithësi. Më vjen keq për mënyrën si veprohet. Më thirri në zyrë Basha. M’u kërkua të dakordësohesha që në Fier të komnadohej një person tjetër. Nuk ka gjë, të thoshte që unë të propozoja dikë tjetër. Gjithsesi, pak rëndësi ka për detajet.

E rëndësishme është që jam në krye të degës prej shume vitesh. Nuk kam dhënë dorëheqje. Në korrikun e vitit të kaluar kur filloi procedura e propozimeve nëpër seksione, mu kërkua që ti them Sekretarit të Përgjithshëm, që jam i disponueshëm të kandidoj dhe keni në dispozicion edhe dorëheqjen. Unë nuk kam dhënë dorëheqje.

Kryesia e degës dhe struktura e pritën me irritim një vendim të tillë, sepse nuk është statutorë dhe nuk merret për të mirën e PD. Është hakmarrje ndaj degës, duke parë qëndrimet e saj, koherente. Dega e Fierit, ka qenë model në këto tetë vite, duke përballuar fushata të suksesshme.

Nuk ka arsye shkarkimi, por thuhet mbështetur në sms-në e një viti më parë”, tha Baçi ndër të tjera.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re