E ardhmja e Luan Dacit të pezulluar nga detyra në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit do të varet nga vendimi i Gjykatës së Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Për momentin ai është i pezulluar nga detyra. Etleva Papleka dhe Mimoza Tasi janë dy emrat që janë zgjedhur nga kuvendi si zëvendësuese, njëra prej të cilave do të zërë vendin e Luan Dacit në KPA,  nëse edhe Gjykata e Apelit do të vendosë të lërë në fuqi vendimin e pezullimit të tij nga detyra.

Gjykata e shkallës së parë vendosi të pranojë kërkesën e SPAK ndërsa avokatët dhe vetë anëtari i KPA do ta apelojnë vendimin në shkallën e dytë.

Mbrojtja pretendon se Daci nuk ka kryer asnjë falsifikim pasi shkarkimi nga KLD nuk i është kërkuar dhe nuk kishte detyrim ta deklaronte.

Gjithashtu ai ka deklaruar në gjykatë se tashme kjo shkelje nuk është më në fuqi dhe si e tillë nuk mund të konsiderohet.

Por ky pretendim nuk e bindi gjyqtaren e shkallës së parë që kishte marrë masën në mungesë dhe që u la ne fuqi edhe ditën e diel, ndërsa nuk dihet nëse vendimi do të ngelet në fuqi edhe në shkallën e dytë.

Kallëzimi për gjyqtarin Luan Daci u bë nga ish anëtari i KLP-së, Besnik Cani, i cili u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndonëse e kishte kaluar filtrin e shkallës së parë të vetingut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko