Skip to content

Luan Kapaj, zjarrfikësi që rrezikoi jetën në operacionet e kërkimit

Subscribe

Luan Kapaj është njëri prej shumë heronjve të dy ditëve të fundit të cilët kanë shpëtuar jetë njerëzish të bllokuar nën rrënoja. Efektivi i repartit zjarrfikës te Vlorës, megjithëse vijonte punën intensive prej shumë orësh për të shpëtuar qytetarët, nuk pranoi të shkëputej nga operacioni edhe kur mjeket i kërkuan te pushonte.

 

Luan Kapaj tregon detaje nga operacioni i vështirë nen rrënojë.

 

Zjarrfikësi thotë se nuk do te ndalet kurrë se ofruari ndihme edhe nëse do t’i duhet te rrezikoje jetën e tij.

 

Luan Kapaj: Jam betuar t’i shërbej popullit tim ne çdo moment.

 

Luan Kapaj dhe gjithë Njësia e shërbimit zjarrfikës te bashkisë Vlore, te cilët ishin pjese e operacionit te madh për kërkimin dhe shpëtimin e jetëve njerëzore ne rrënojat e ndërtesave ne Durrës, u nderuan me titullin e “Mirënjohjes” nga kryebashkiaku Dritan Leli.