Instrumentisti Pëllumb Meta i ka lënë të gjithë pa fjalë me historinë e jetës së tij. Ai di të luajë plot 22 instrumenta, të cilat i ka mësuar vetë në mënyrë autodidakte.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Pëllumbi ka treguar se e para që ka mësuar ka qene pipëza. Madje, ka theksuar se kur këndon ka aftësinë të përdorë çdolloj dialekti, duke mos u kuptuar nga askush.

Unë përdor 22 instrumenta, pavarësisht se treçerekun e instrumentave i realizoj të gjitha teknikisht vetë dhe i provoj. Më përpara thoja 5-6, që mos të më thonin njerëzit ‘Ça bën’. Plus quhet edhe zëri, që e përdor fal zotit me shumë dialekte dhe nuk e beson kush nga jam.

Faktikisht babai im e prodhonte instrumentin e lahutës që është kjo këtu, edhe i binte. Ishin dy vëllezër, të cilën në darkë gjatë beharit dilnin në sheshin Stambolli bënin muzikë dhe këndonin për qejfin e vetë. Nuk shkonin nëpër dasma. Ata këndonin pa asnjë modifikim, siç ishte e bënin, kurse tani dihet që e moderojnë, e zbukurojnë, pavarësisht se nuk e dinë që e prishin pak më shumë.

Instrumenti i parë që kam mësuar ka qenë pipëza. Babai im i prodhonte, ndërsa unë kam qenë 6 vjeç kur e kam mësuar”, u shpreh ndër të tjera ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re