Pavarësisht se Luan Rama është djegur nga Ilir Meta si kandidat në Vlorë, ai sillet sikur nuk ka ndodhur gjë.

Madje, thotë se po përpiqen t’i përçajnë, edhe pse në fakt, e ka bërë vetë Ilir Meta, që bën thirrje për të votuar numrin 2 në listën e Vlorës, dhe jo Luan Ramës.

Ky i fundit është shfaqur sot në Vlorë pikërisht me numrin 2, Grisejda Myslimin, të cilën e ka ftuar në tribunë dhe e ka puthur në ballë, si për të treguar se mes tyre çdo gjë shkon mirë.

“Janë përpjekur të na përçajnë, por nuk ja kanë dalë e nuk do ja dalin sepse LSI nuk është parti emrash, por zemrash.

Është partia e zemrave, e guximit, e lëvizjes që do e çojë Shqipërinë përpara në procesin e integrimit evreopian, për ta bërë Shqipërinë atë, që nën thirrjen e “duam Shqipërinë si Evropa” u bënë bashkë e rrëzuan diktaturën.

Do jenë bashkë edhe në 25 prill për të rrëzuar miksimin më të shëmtuar të klikës së regjimit të Rilindjes, shëmtia e të cilëve është gjëja më e rëndë në imazhin e Shqipërisë”, u shpreh ai.

Por pavarësisht përpjekjeve të Luan Ramës, në fakt duhet të sqarohet me Ilir Metën e Petrit Vasilin, që bëjnë thirrje për të votuar numrin dy e poshtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re