Një djalë i ri provoi përballjen e tmerrshme me një familje kugarësh, të njohur si “luanë të malit”, nëna e të cilëve e ndoqi për gjashtë minuta.

Pavarësisht frikës, djaloshi nga Utah, SHBA, regjistroi makthin në një video 6-minutëshe që është bërë virale në rrjet. I riu 26 vjeçari Kyle Burgess, kishte dalë për vrap pranë shtëpisë së tij në kenionin Slate pranë qytezës Provo, kur pa grupin e këlyshëve të egër.

Duke besuar se ishin këlyshë riqebulli, të cilët shihen shpesh në zonë, ai nisi t’i regjistronte ata me celular, por momente më vonë shfaqet nëna e tyre dhe djali kupton që ishin luanë mali, pasi nëna e tyre protektive u sul me vrull drejt tij.

Tmerri i tij është i qartë nga zhurmat e videos ku djali i ulëret kugarit që e ndjek përgjatë rrugës me pemë.

“Qenke i mirë!” dëgjohet që thotë Burgess teksa nëna e këlyshëve vazhdon ta ndjekë. “Qenke maçok i mirë. … Ngadalë ngadalë .. hajde.”

Pas rreth tre minutash të pamjeve, kugari nis të bëhet më agresiv dhe nis të hungërijë e të tregojë dhëmbët kërcënueshëm.

“OK, ndoshta tani do të vdês,” dëgjohet që thotë djali. “Hë pra tani mos bëj kështu, nuk dua të vdês sot”, i thotë ai kafshes. Burgess nis t’ia kthejë ulërimat kafshës së egër, teksa vazhdon ngadalë të sprapset.

Pas rreth 6 minutash që ndiqet nga kugari i egër, Burgess ulet shpejt për të kapur një gur ne toke dhe e lëshon ndaj kafshës duke e trembur, dhe këtu luani i malit kthehet prapa për te këlyshët e saj.

Por megjithë emocionet e panikut Burgess thotë më pas se ishte i shtangur nga bukuria e nënës mbrojtëse, megjithë forcën dhe egërsinë e saj.

Për fat shëtitësi i ri shpëtoi pa asnjë gërvishtje nga përballja.

Video e tij e ka bërë Burgess qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale, ku kryesisht është vlerësuar për veprimin e tij dhe reagimin e matur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re