Tre persona që luanin bixhoz brenda një lokali në Kamëz janë arrestuar nga policia, ndërsa është proceduar penalisht një tjetër.

Në prangat e policisë ranë shtetasit me iniciale A. D., 51 vjeç, P. P., 44 vjeç, A. J., 41 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi V. S., 45 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Ndërsa u sekuestruan 9550 euro dhe 142.500 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Game over”.

Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, në një lokal, vihen në pranga 3 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Sekuestrohen 9550 euro dhe 142 500 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, në një lokal në Kamëz, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game over”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit A. D., 51 vjeç, P. P., 44 vjeç, A. J., 41 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi V. S., 45 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Gjatë këtij operacioni është ushtruar kontroll në një lokal në Kamëz, në të cilin, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë këta shtetas duke ushtruar veprimtaritë e lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 9550 euro dhe 142 500 lekë të rinj, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re