Çifti i aktorëve të mirënjohur të skenës shqiptare, Pëllumb Kulla dhe Xhuljeta Kulla kanë qenë mbrëmjen e djeshme të ftuar në emisionin “Soiree”. Partnerë në jetë dhe në skenë, Pëllumbi dhe Xhuljeta kanë rrëfyer dhe detaje nga jeta artistike, duke përfshirë kështu edhe rolet e shumta që kanë luajtur në skenë, vështirësitë dhe gëzimet që i falte profesioni i aktrimit.

Xhuljeta ka rrëfyer me sinqeritet se si e kanë kritikuar fëmijët për rolin e saj si dashnore në skenë, duke i thënë se ndjeheshin të turpëruar dhe i gjykonin në ambientet e shkollës.

“Thotë vajza ç’kam hequr unë nga mamaja me atë rolin Elis Dyfurrit, dashnores së Esat Toptanit. S’kisha vend ku të futesha, më thërrisnin në shkollë moj çupë e Esatit. Unë pushimin e bëja brenda në klasë më tha vetëm që të mos dilja se nuk i duroja dot. Kurse me skeçin “Telefoni i ri në shtëpi:, Flladit i thërrisnin “hë mo kopili i kasos”- tregoi Xhuli me humor.

Jonida Shehu ngacmoi bashkëshortin e aktores, njëkohësisht dhe regjisor, duke i drejtuar pyetjen se pse i jepte ato role, ai është shprehur se “i kishte qejf vetë”. Përgjigja e regjisorit shkaktoi të qeshura në publik.

Burimi NGA SOT.COM.AL

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re