Skip to content

Sali Berisha nga Mati: Lubi Balluku, ajo xhingla mingla që hedh e stërhedh valle lan makinën e saj me 10 mijë euro në muaj! Janë paratë dhe taksat tuaja

MixCollage 05 May 2025 12 44 PM 2569

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë takimit elektoral në Mat, ka deklaruar se zv.kryeministrja Belinda Balluku lan makinën e saj me 10 mijë euro në muaj.

“Të sëmurët vdesin për ilaçe nga sëmundjet e rënda në spitale, kurse kjo xhingla mingla që hedh valle e stërhedh valle, makinën do ta pastrojë me 10 mijë euro në muaj”, deklaroi kreu i PD-së.

Ai iu drejtua qytetarëve duke thënë se “janë paratë dhe taksat tuaja”.

“Lubi Balluku lan menderen e makinës së saj me 10 mijë euro në muaj, të sëmurët vdesin për ilaçe nga sëmundjet e rënda në spitale, kurse kjo xhingla mingla që hedh valle e stërhedh valle, makinën do ta pastrojë me 10 mijë euro në muaj. Paratë, taksat tuaja”, tha Berisha.

“”