Sali Berisha, nga takimi elektoral në Gjirokastër, ka hedhur akuza ndaj ish-kryebashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçit, i cili kandidon për deputet nën siglën e PS.

Berisha tha se u ka dhënë 60 milionë euro drejtorëve të tij. Nëse do të ishin investar në Gjirokastër, tha ai, rrethi do të ishte transformuar.

“E morët vesh ju, tërmeti 60 milionë euro drejtorëve të vetë. 5D e Tiranës. Ju garantoj se në Gjirokastër 60 milionë euro të ishin investuar do të kishin transformuar këtë rreth. Vidhen. Po me kë i ndan Tërmeti? I ndan me Kumbaron, me Edi Ramën”, tha ai.

Berisha nuk ka pa përmendur as zv.kryeministren Belinda Ballukun, duke thënë se nuk mbikëqyri dhe nuk bëri asnjë raport për inceneratorin e Tiranës, pasi sipas tij, ajo e dinte që po bëheshin vjedhje.

“Po 130 mijë euro të djegësit të Tiranës. Shkoi në gjykatë dosja, dy drejtorë, mirë shumë kanë shkel ligjin atje të jenë, por para nuk kanë marrë ata. Është Edi Rama pas tij. Dhe ajo që duhej të vëzhgonte punimet nuk ka bërë asnjë raport sepse e dinte që dardhat i hante Rama. Jo vetëm dardhat, por edhe ftonj të prishur. Avash avash, ta dëgjoni të thotë lavdi hajdutëve të mi”, tha Berisha.

Berisha: E morët vesh ju, tërmeti 60 milionë euro drejtorëve të vetë. 5D e Tiranës. Ju garantoj se në Gjirokastër 60 milionë euro të ishin investuar do të kishin transformuar këtë rreth. Vidhen. Po me kë i ndan Tërmeti? I ndan me Kumbaron, me Edi Ramën.

Nuk është vetëm Tërmeti. Rama thotë; ja nuk ka një fakt për mua. Kujt ia thua këtë mor? Nuk ia ke dhënë 220 mijë dollarë McGonigal për ta korruptuar kundër opozitës dhe këtë e thotë gjykata amerikane. I kanë ardhur lajmet dhe tani çdo ditë rroftë e qoftë Altin Dumanit. Ju garantoj se edhe Nuredinit do t’i thurte poema, nëse ia kërkon Nuredinit këtë gjë, se do të shpëtojë nga dosja McGonigal.

Gjeni faktet thotë për mua, se dardhat i kanë ngrënë të tjerë. Po ato 224 mijë metra katrorë tokë te Manastiri i Skutarisë dhe në Gjipe. Kush i mori? Çfarë lidhje kishe ti me to. Spiro Koleka, Nushët kanë deklaruar se nuk kanë patur tokë. Kanë deklaruar se kanë pasur 3 dhi e 5 derra. Kanë deklaruar se kanë qenë më të varfrit e Vunoit dhe tani dalin me dhjetëra hektarë prona të gjitha të grabitura nga Edi Rama.

Po ai kopshti 8 mijë metra në Surrel nga mbi, apo ma bëri grua. E ke thënë vetë në televizion këtë ma bëri gruaja.

Po 130 mijë euro të djegësit të Tiranës. Shkoi në gjykatë dosja, dy drejtorë, mirë shumë kanë shkel ligjin atje të jenë, por para nuk kanë marrë ata. Është Edi Rama pas tij. Dhe ajo që duhej të vëzhgonte punimet, Lubi Balluku, nuk ka bërë asnjë raport sepse e dinte që dardhat i hante Rama. Jo vetëm dardhat, por edhe ftonj të prishur. Avash avash, ta dëgjoni të thotë lavdi hajdutëve të mi. Për të shqiptarët janë dembelë. Shqiptarët janë punëtorë por ti u shuan çdo shans për të punuar në Shqipëri, ke ngushtuar rrethin, ndaj edhe ne me projektin tonë një mundësi për #do shqiptar.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko