Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Belinda Balluku se bashkë me Ramën rritën çmimin e tunelit të Llogarasë për të vjedhur.
Në fjalën e tij para protestuesve, Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se pas zgjedhjeve do ta ‘paketojnë’ tek McGonigal, “të kryejë dënimin pastaj të kthehet”
Kryedemokrati u shpreh se “dosja McGonigal është arkivoli i hapur i Edi Ramës”
“Ahemtaj i tha shqiptarëve se Rama dhe qeveria e tij funksionojnë si organizatë kriminale. Rama me lubi Ballukun në një udhëtim në Ankara rritën çmimin e tunelit 50 mln euro për ti marrë në xhep. Se Edi Rama ka shtruar AKSHin në kopshtin e vjedhjeve.
Pas zgjedhjeve do ta paketojmë tek McGonigal, të bëjë dënimin pastaj të kthehet. Miqtë e mi, ku nuk është një miting elektoral. Por ne duhet të ndihemi krenar me programin tonë. Edi Ramën e ka tmerruar programi ynë. E ka shfazuar programi ynë. Ne në programin tonë kemi shembur piramidën e tij të mashtrimeve, kemi faktuar vjedhjet që i janë bërë shqiptarëve. Rama i pashpirtë, i la pensionistët në gjendjen më të mjerë. Ne do ti kthejmë pensionistëve tvsh e të gjitha blerjeve që bëjnë në një vit”, tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Sali Berishes
Arben Ahmetaj, si dëshmitar me dokumente, si dëshmitar fizik, okular, u tha shqiptarëve se Edi Rama dhe qeveria e tij funksionojnë si organizatë kriminale.
Se Edi Rama detyroi Erion Veliajn të firmosë djegësin e Tiranës dhe së bashku me të kanë vjedhur 130 milionë euro.
Se Edi Rama me Lubi Ballukun në një udhëtim në Ankara, para syve të tij, rritën çmimin e tunelit 50 milionë euro për t’i marrë në xhep.
Se Edi Rama ka shndërruar AKSHI-n në kopshtin e vjedhjeve të tij ku me familjarët e vet ka marrë dhjetëra milionë dhe ka grisur dy urdhra arresti për baxhanakun dhe drejtoreshën e AKSHI-t.
Arben Ahmetaj faktoi se Edi Rama i ka duart e tij të zeza në aferën e Porto Romanos dhe se është udhëheqësi i të gjitha bandave në Shqipëri.
Lubi Balluku, Lubi Loti, administron për llogari të Edi Ramës 12 miliardë euro dhe dëmet e saj shkojnë më shumë se dëmet e tërmetit.
Pra, miq, të gjitha këto janë shkaku pse jemi ne sot këtu.
Për t’u thënë shqiptarëve dhe mbarë botës se ne nuk pajtohemi kurrë me këtë hajdut që historia e Shqipërisë nuk ka njohur kurrë të tillë.
Miqtë e mi, dosja McGonigal është arkivoli i hapur i Edi Ramës.
Çdo natë, në dy muajt e fundit, ai në ëndërr i del ishulli Riker. Atje do përfundojë, tek McGonigali.
Iu garantoj ju se pas zgjedhjeve do e paketoj, të bëjë dënimin më pas të kthehet.