Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij me të deleguarit të qarkut të Tiranës foli ndër të tjera për ministren Belinda Balluku, teksa e akuzoi atë për vjedhje.
Ai tha se nëse PD fiton zgjedhjet do të ndërtohen shumë më tepër rrugë se ç’janë ndërtuar në 12 vite të qeverisjes së PS.
Berisha tha se sot një kilometër rrugë u kushton shqiptarëve 10 deri në 13 herë më shumë se në Kroaci, ndërsa premtoi se nëse ai vjen në pushtet kosot e rrugëve do jene më të ulëta se të Kroacisë.
Sali Berisha: Ne vendosim minimumin jetik 200 euro dhe sikur 1 km rrugë mos ndërtohej në këto katër vite kjo do bëhej. Por garantoj shqiptarët se do ndërtohet çdo kilometër rruge. Do ndërtohet shumë më tepër se ç’është ndërtuar në 12 vite të qeverisjes së tyre që janë 12 vite të tmerrshme, nga të cilat lubi loti merr 3 herë më shumë ,5 herë më shumë se sa ç’marrin fermerët shqiptarë pensionistët shqiptarë. Vjedh në mënyrë monstruoze qindra milionë ,krijoi sistem jashtë çdo lloj imagjinate. Asnjë kilometër rrugë nuk do u kushtojë shqiptarëve më shumë as një qindarkë por dhe më lirë se sa Kroacisë. Sot një kilometër rrugë shkon edhe 10 edhe 13 herë më shumë se Kroacia.