Fatos Lubonja tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se nuk është kundër që ti bëhet opozitë opozitës, por duke u ndalur në rastin e Patozit, ai u shpreh se si ka mundësi që nuk ka një qendrim të qartë për Edi Ramën, që është prej 6 vitesh shkaktari i kësaj gjendje ku jemi sot.

Sipas Lubonjës, edhe nëse është nisur nga qëllime të mira e të ndershme, momenti nuk është i tillë. Duke përdorur termin “teatër”, Lubonja përmendi edhe rastin e Ben Blushit. “E mbani mend Ben Blushin”- tha analisti – “qe fliste kundër korrupsionit, kundër oligarkëve, kur ishte në Parlament, e kur kishte Librën. Ku është sot?”- pyeti Lubonja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re