Fatos Lubonja, një ish-i dënuar politik i Spaçit, është shfaqur sërish aty, kësaj here për të denoncuar atë që ai e quan zhdukje e kujtesës në këtë kamp famëkeq.

Arsyetimet e para një dite nga dikasteri “Gonxhe” nuk i kanë mjaftuar ish-mikut më të ngushtë Ramës në vitet ‘90 e ç’prej viteve ‘2000 kundërshtar i tij, mbi transformimet e pritshme të ish-kampit të Spaçit në funksion si të identitetit e si të një dekori sa më afër origjinales ku do të xhirhet një film, po nga dy ish-vuajtës e bashkëvuajtës me të, Visar Zhiti e Namik Ajazi.

Kështu, nga Spaçi, Lubonja është ankuar:

“Këtu ka shumë gjëra që nuk flasin por t’i i kërkon. Edhe ky guri atje flet më shumë se një gur i ri. Dy baraka të gjata, njëra ka qenë menca e cila është zhdukur fare dhe kuzhina që ishte këtu. Ajo që shihni me tarracë që duan ta restaurojnë që ta bëjnë ashtu siç ka qenë, në ‘73 ajo nuk ka qenë ashtu”, tha Lubonja.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko