Kandidati për deputet në qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi në një intervistë për ABC News ka folur mbi sherrin që ka pasur ditën e sotme me biznesmenin Gjergj Luca.

Boçi thotë se ka qenë Luca ai që e ka provokuar me sharje banale dhe më pas ai ka reaguar ndaj tij.

Isha i ftuar në një takim me banorë të zonës. Pasi mbarova takimin, dola dhe duke biseduar, shfaqet Luca nga një hyrje anësore e fillon të provokojë. Bëri sharje banale, që morën reagimin tim. Ai u afrua dhe unë qëndrova i qetë.”

Më tej, Boçi rrëfeu se biznesmeni Luca tentoi ta godiste, por ai u shmang e më pas u detyrua që të vetëmbrohej.

Po ashtu, kandidati i PD për deputet në Elbasan tha se Gjergj Luca e kërcënoi edhe me jetë.

Tentoi të më godiste, dhe jam shmangur, e u vetëmbrojta. Zgjati pak minuta.

Personi që më shoqëronte nuk lejoi që përplasja të ishte më i thellë. Më ka kërcënuar për jetën.

Në mënyrë më banditeske të mundshme, me atë fjalorin e rrugës që Rama e ka përzemër.

Ky gangsteri i famshëm do të më mbushte barkun me plumba. Me banditë jemi gati të bëjmë përballje. Janë të dëshpëruar e të trembur”-deklaori Boçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re