Ish deputeti Luçiano Boçi thotë se nuk e ka vjedhur ai telefonin e biznesmenit Gjergj Luca.

Teksa i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, ai thotë se më 25 prill do t’i japë një milion grushte.

Reagimi i plotë:

Rama vazhdon të luajë lojën e “telefonit të prishur” me video të prishur!

Telefonin tim e quan të Llucës.

E thotë, kur e di shumë mirë, po shumë mirë ama, që Luca e ka vetë telefonin.

Është siguruar 1000 herë për këtë.

Të bënte vaki ta kisha unë atë tel dhe të  mund të publikoja ç’mund të kishte ai brenda, nuk do bënim zgjedhje fare.

Kushedi ku do përfundonte Rama!?

Grushtet janë përgjigja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës.

Në 25 prill do marrësh një milion grushte!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re