Subscribe

“Fqinjët” është titulluar koncerti i organizuar nga Abc Tirana Club, dedikuar krijimtarisë muzikore të një personaliteti me famë botërore, Ludovico Einaudi.

 

Vëlla e motër, Johan dhe Ami Muka janë dy pianistët që nën udhëheqjën artistike të Vjollca Stamos, sollën për publikun notat muzikore të artistit virtuoz italian.

 

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte jo vetëm promovimi i vlerave klasike, por edhe forcimi i urave të komunikimit me shkëmbimit kulturor mes dy vendeve.

 

Ludovico Einaudi është artisti italian, partiturat e të cilit janë interpretuar në skena anëmbanë botës.

 

Veprat e tij janë një aliazh ndjesor, ku rrjedhin të alternuara meditimi, imagjinata e thellësia– si në një matricë muzikore që tërheq dhe përhumb ata që e ndjekin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re