Dhjetra ton produkte te kompanise “Lufra” nuk do të shkojnë për furnizmin e marketeve dhe dyqaneve… ato kanë një mision tjeter, misonin human..

Kompania “Lufra” ka vendosur ti bashkohet të gjithë atyre që në këtë moment kanë vendosur  të ndajnë atë cfarë kanë dhe munden, për njerzit në nevojë.

Për shkak të masave kufizuese të qeverisë shumë njerëz kanë humbur punën apo nuk mund të punojnë duke mos patur mundësi të ushqejnë familjet.

Kompania e prodhimit të produkteve të bulmetit “Lufra” dhe ajo e prodhimit të ujit të ambalazhuar, “Dukati”, bashkëpunuan me dy prej fondacioneve më të njohur në fushën e bamirësisë, “Fundjave ndryshe” dhe “Firdeus”, për të mundësuar që ushqimet të shkojnë pikërisht tek familjet që kanë më shumë nevojë.

Në totol u ndanë rreth 650 pako me ushqime ku përvec produkteve që prodhohen nga kompnia “Lufra” dhe “Dukati” u përfshinë edhe ushqime të tjera duke krijuar një paketë të plotë ushqimore, të nevojshme për familjet.

Këto makina këtë fillim jave u nisën drejt Thumanës, familjet e të cilës jo vetëm mbetën pa një cati  nga tërmti, por tashmë janë në vështirësi jetese edhe për shkak të kufizimit të lëvizjes.

Kjo nismë nuk është e para, por kompania premton se nuk do të jetë as e fudnit.

“Lufra” nuk ka vetëm makineritë e ftohta të teknologjisë së fundit, por është një sipërmarrje me përgjegjësi të madhe sociale, ndaj dhe sot është tek njerëzit që kanë nevojë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re