Kabineti i Sigurimit në Izrael ka miratuar një armëpushim për t’i dhënë fund ofensivës ushtarake 11-ditore në Rripin e Gazës.

Sipas mediave të huaja, Kabineti i Sigurisë i Kryeministrit Benjamin Netanyahu miratoi një armëpushim të njëanshëm për të ndaluar luftën 11 ditore mes Izraelit dhe  Gazës, thonë raportet.

Mediat raportojnë se vendimi erdhi pas presionit të SHBA, për të ndaluar konfliktin.

Ende nuk është e qartë se kur do të hyjë në fuqi armëpushimi.

Transmetuesi publik izraelit Kan tha se luftimet do të ndaleshin menjëherë, ndërsa kanalet e tjera televizive thanë se do të hynin në fuqi në 2 të mëngjesit me kohën lokale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re