Libia e Gedafit deri dje, vazhdon kaosin total pas të ashtuquajturës “Pranverë Arabe” e vitit 2011. Ajo është zhytur në një luftë civile që rrezikon çdo ditë ta çojë vendin në një katastrofë edhe ambientale.

Përplasja e forcave rivale ka sjellë djedien e çisternave të naftës, një atentat i rëndë mjedisor.

Kompania shtetërore e naftës në Libi, Noc thekson se si pasojë e betejave me armë, Ibrahim Jadhran, një nga rebelët lokalë kontrollon dy rezervuarë strategjikë me naftë në Sidra e Ras Lanuf.

Një megacisternë është shkatërruar duke shkaktuar një dëm ambiental të përmasave të mëdha. Noc thekson se që prej luftimeve të nisura të enjten ka pasur një humbje ekonomike prej 240 fuçish në ditë.

Libia dhe Siria, përfshihen ndër ato vende ku “Pranvera Arabe” rezultoi një dimër i acartë. Ngjashëm dhe Egjipti, ku edhe pse vendi nuk është në kaos dhe nuk pati luftë civile, aty pati një grusht shteti shoqëruar me qindra viktima e të burgosur, mes tyre dhe ish-presidenti Moursi i zgjedhur në mënyrë legjitime.       

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re