Emisioni “Lufta dhe Paqja” do të jetë i përditshëm nga e hëna deri në të enjte, nga ora 20:10 deri në 21:00.

Fokusi qendror i emisionit: Agresioni rus në Ukrainë dhe pasojat e kësaj lufte në mbarë planetin. Mobilizimi i jashtëzakonshëm i vendeve anëtare të NATO-s për të mbështetur me armë, pajisje dhe informacione në rezistencën e Ukrainës kundër ushtrisë së Vladimir Putinit.

Duke qenë se kjo është një luftë, jo vetëm ushtarake por edhe ideologjike, mund të themi se kemi të bëjmë me një betejë për jetë a vdekje ndërmjet modelit të demokracive perëndimore, ku Ukraina bën pjesë dhe një elite diktatoriale që drejton sot Federatën Ruse.

Rrezikshmëria e kësaj lufte është shumë e lartë dhe e madhe, pasiqë mund të kapërcejë kufijtë e Ukrainës dhe të shpërndahet në vendet e tjera kufitare si Poloni, Moldavi dhe më gjerë. Pasojat e kësaj lufte, nuk është një mister që mund të ndjehen edhe në Ballkan, edhe në Kosovë e Shqipëri.

Në këtë emision do të ketë analizë ushtarake, gjeo-politike. Do ketë të ftuar edhe nga Ukraina, edhe nga kanceleritë e rëndësishme perëndimore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re