Skip to content

Lufta e ashpër Izrael-Palestinë prodhoi rreth 200 të vrarë, reagon për herë të parë Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit ushtarak sa më shpejt të jetë e mundur mes Izraelit dhe Palestinës.

Këtë thirrje kancelarja gjermane e ka bërë ndërkohë që ka folur sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Megjithatë, ajo shprehu solidaritetin e Gjermanisë me Izraelin qe eshte në konflikt.

“Kancelarja përsëri dënoi ashpër sulmet e vazhdueshme me raketa nga Gaza ndaj Izraelit dhe siguroi kryeministrin për solidaritetin e qeverisë gjermane. Ajo riafirmoi të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga sulmet,” tha zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.

Deklarata shtoi se duke pasur parasysh viktimat civile nga të dy palët, Merkel “shprehu shpresën e saj se luftimet do të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur”.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb