Është diskutuar shpesh se mosbesimi i Ramës në punën e kryetatit të Bashkisë Vlorë Dritan Leli dhe ndërhyrja e të deleguarit politik Damian Gjiknuri çuan në vendimin për të emëruar nënkryetar bashkie një emër të lakuar si ai i Afrim Qëndros, njw person i përmendur shpesh për përfshirje në afera me tendera.
E kjo u pa si një luftë mes Gjiknurit dhe Lelit. Zëra që u konfirmuan nga brenda partisë Socialiste për përçarjen Bashki-Parti Socialiste. Prezenca e Damian Gjiknurit ditën e djeshme në Vlorë dhe deklarata e tij, konfirmuan edhe një herë zërat që qarkullonin për këtë përçarje.
Pikërisht ditën e djeshme kur kryetari i Bashkisë mungonte, pas një leje 2 ditore që kishte marrë, Gjiknuri ka zbritur në Vlorë dhe ka kërkuar prezencën e mediave në të ashtuquajturin inspektimin e punimeve për hedhjen e 100 metrave asfalt në rrugën e plazhit të Zvërnecit.
Në fjalën e tij, edhe pse bëhej fjalë për një investim në mbushje gropash, me një vlerë modeste, Gjiknuri ka thënë duke e përsëritur disa herë që duhej të kalonte kryeminstri në këtë rrugë që të urdhërohej shtrimi i aksit, duke i faturuar fajin bashkisë për mos përmbushje të detyrimeve.
Gjiknuri ka përsëritur edhe se iniciativa e shtrimit të rrugës ka qenë e nënkryetarit të sapovendosur të Bashkisë Afrim Qëndros. Tashmë jo vetëm në heshtje, por me zë dhe figurë duket se po legjitimohet “lufta” mes partisë Socialiste dhe Dritan Lelit. Ky i fundit nga ana tjetër prej disa ditësh ka nisur turin ditor të takimeve nëpër fshatrat e Vlorës.
/faxweb
