Ish-ambasadori Agim Nesho foli sot në emisionin “Open” në News 24 lidhur me urdhrin e presidentit Donald Trump për të pezulluar dhe rishqyrtuar programet zhvillimore të SHBA nëpër botë, përfshirë këtu agjencinë USAID që operon edhe në vendin tonë.

Nesho tha se me rishqyrtimin e USAID,  SHBA pritet të fitoje rreth 1 trilionë dollarë.

Nesho tha se ndihmat e SHBA-ve kishin dalë jashtë kontrollit, e për pasojë  me ardhjen e Trump në pushtet duhej një shqyrtim i tyre.

Agim Nesho: Lëvizje që bëhet në funksion të shkurtimit të aparatit të një qeverie më efektive. Mendohet se me mbylljen dhe ristrukturimin e USAID ekonomia amerikane do fitojë rreth një trilion dollarë. Fonde që do rishqyrtohen. Mbyllet një institucion jo ndihmat tha sot Rubio. Këto ndihma kishin dalë jashtë kontrollit.

Kemi një ndryshim një Amerikë që mendon që filozofia kryesore është si të fuqizohet dhe pushtetin të ruajë hegjemoninë në botë për paqe dhe stabilitet në botë. Kemi sistem tjetër ideja e Trump nukl do ketë Amerikë tradicionale të këtyre viteve të fundit. Do jetë Amerika që ka qenë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko