Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur disa pyetjeve të bëra nga ndjekësit e tij në rrjetin social “Instagram”, ku një ndër to kishte të bënte më mundësinë e lirimit të krerëve të UÇK-së.

Basha tha se beson se në fund të këtij procesi Gjykata do të njohë pafajsinë e tyre, pasi sipas tij lufta e UÇK-së ka qenë një luftë e drejtë.

Besoni se do të lirohen krerët e UCK-se?

“Po, besoj se po. Lufta e UCK ka qenë një luftë e drejtë, ,mbrojtësi ndaj atyre që kryen krimet më çnjerëzore ndaj popullatës së pa mbrojtur civile. Ka qenë një luftë për të mbrojtur pragun e shtëpisë. Besoj në pafajësinë e tyre dhe besoj se në fund të këtij  procesi Gjykata do të njohë pafajsinë e tyre. Asgjë nuk mund ta njollosë luftën e drejtë të UÇK-së dhe lidershipit të saj” është përgjigjur Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re