Skip to content

Lufta e ushtrisë me bandat e drogës në Rio de Janeiro, 8 të vdekur

Me qindra ushtarë brazilianë hyrë në një lagje të varfër në veri të Rio de Janeiro-s, për t’u përballur më bandat e drogës.

Së paku tetë vetë u vranë në aksioni ushtarak, ku sipas ushtrisë, më shumë se gjysmë milioni njerëz jetojnë në zonën e operacionit.

“Operacionet po vazhdojnë dhe mund të kenë edhe më të vdekur”, i tha Reuters-it një zyrtar ushtarak.

Shumë vendas nuk u larguan nga shtëpitë e tyre, sepse kishin frikë se do të qëlloheshin nëse iknin, sipas faqes së internetit të televizionit brazilian Globo TV.

Ushtria thotë se qëllimi i operacioneve të përbashkëta ushtarake dhe policore është çrrënjosja e trafikantëve të drogës dhe për këtë u angazhuan 4.200 ushtarë dhe 70 policë të pajisuar me mjete të blinduara dhe avionë.

Gjashtë muaj më parë, presidenti brazilian Michel Temer ndërmorri ​​masa të jashtëzakonshme që autorizonin ushtrinë të merrte komandën e forcave të policisë në shtetin e Rio de Janeiro, ku luftërat midis bandave të Narco-ve shkaktuan një rritje të madhe të dhunës.

Pothuajse 64,000 njerëz u vranë në Brazil në 2017, një rekord dhune që u bë një çështje kyçe përpara zgjedhjeve presidenciale të tetorit.

Kandidatët, në të gjithë spektrin politik, përpiqen të portretizojnë veten si luftëtarë kundër krimit në mënyrë që të fitojnë votuesit.