Si asnjëherë tjetër kur jemi në mesin e pranverës, po qarkullojnë një sërë virusesh, të cilat sipas ekspertëve duket se luftojnë për mbijetesë.

Ndaj shpesh qytetarët ankohen se iu rikthye temperatura, kolla apo simptoma të tjera, të cilat duket se kanë zgjatur disa javë. Pranë Ishp raportohen 12 mijë persona të prekur nga infeksionet respiratore në javë, ndërkohë që kjo shifër nuk është hasur asnjëherë tjetër në muajin prill. Përveç virozave të shumta, gripi, Covid-i, fruth, virusi respirator sinsicale, alergjitë tek të vegjlit, është shfaqur edhe Pertus apo kolla e mirë, e cila ka rënduar edhe më shumë situatën.

“Ka pasur një miksim të qarkullimit të virozëve, që sjell edhe një rëndesë të infeksioneve bashkëqarkulluese. Infeksionet kanë qenë shumë më të fuqishme këtë vit”, tha Eurgena Tomini, Dr e ISHP.

Pas  pandemisë së Covid-it ka një rënie të vaksinimit për të gjitha llojet, ndaj ekspertët por shikojnë mundësinë e  ndryshimit të skemës së vaksinimit ndaj bakterit të Pertusit.

“Nëse do të duhet, ekspertët e komitetit të imunizimit do të sjellin rekomandime janë të mirëpritur. Mund të shtohet doza”, tha doktoresha.

Komiteti i eksperteve te imunizimit  kanë dërguar rekomandimet se si do të aplikohen dozat përforcuese dhe pritet të nisë vaksinimi.

Top Channel

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re