Aleksandër Frangaj ka vite që nuk del në TV, si gazetar.
Këtë gjë e ka bërë çuditërisht së fundmi dy herë, dhe të dyja herët, për të sulmuar Lulzim Bashën, pas përjashtimit të Sali Berishës nga PD.
Dihet lidhja e Frangajt me Berishën, pasi ishte ky i fundit e ndihmoi pronarin e TV Klan të ngrihej në këto pozita, duke i dhuruar dhjetëra miliona euro si reklamë qeveritare.
Ndaj dhe ia ka borxh, luftën ndaj Bashës.
Së bashku me Blendi Fevziu, që del pothuajse çdo ditë për të sulmuar Lulzim Bashën.
Të dy thonë se iu vjen keq për PD-në dhe fatin e saj, ndaj dhe duan largimin e Bashës, por e vërteta është paksa ndryshe.
Sot Lulzim Basha ndodhet në pozitat e tij më të vështira, pasi ka kundër jo vetëm gjithë analistët, ata që deri para përjashtimit të Berishës nga PD e këshillonin dhe e lëvdonin si një lider i denjë për PD, por edhe një pjesë të deputetëve të PD zyrtare, që kërkojnë nga ai të japë dorëheqjen.
Situata e tij të kujton paksa pozitën në të cilën ndodhej Edi Rama vite më parë, kur humbi mandatin e kryebashkiakut pikërisht përballë tij.
Në atë kohë, Rama i kishte kundër të gjithë, madje edhe mikun e atëhershëm mediatik, Koço Kokëdhima, që kishte lobuar për një koalicion me Ilir Metën, të cilin Rama nuk e kishte pranuar.
U duke se ai ishte fundi i Ramës, pasi kishte një presion të jashtëzakonshëm mediatik, por dhe brenda PS nga një grup deputetësh, financuar nga Berisha, që të jepte dorëheqjen, gjë që siç dihet, nuk e bëri dhe sot është kthyer në politikanin më të rëndësishëm në vend, aq sa tashmë duket i pathyeshëm.
Tani nuk themi se do të ndodhë e njëjta gjë edhe me Lulzim Bashën, por analogjia e situatës në të cilën ndodhet, është e njëjta me atë të Edi Ramës.
Do të mundet dot ai të rezistojë dhe të ngrihet në nivelin e Ramës? Vështirë ta thuash.
E vetmja gjë që mund të thuhet me siguri, është fakti që atij i janë kundërvënë çakejtë mediatik, ata që kanë dekada tashmë që e përdorin politikën për t’u pasuruar dhe politika, natyrisht që i përdor për qëllimet e veta.
Frangaj dhe Fevziu janë shembulli më i mirë i kësaj!
