Skip to content

Lufta gati, presidenti i Ukrainës viziton ushtarët në front

Ukraina shënoi dje Ditën e Forcave të Armatosura, kurse presidenti i vendit dhe komandanti suprem i ushtrisë së saj Vladimir Zelenskiy vizitoi ushtarët në rajonin e krizës Donbas.

Presidenca ukrainase tha se gjatë vizitës, Zelenskiy u ndau çmime shtetërore pesë ushtarëve në frontin në lindje të vendit.

“Kam nderin të jem këtu me ju. Ju jam mirënjohës për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të Ukrainës”, tha Zalenskiy në një fjalim drejtuar trupave.

Pasi vizitoi frontin në Donbas me pajisje të plota ushtarake, Zelenskiy mori pjesë edhe në ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcave të Armatosura në Kharkiv.

Dita e Forcave të Armatosura të Ukrainës shënohet më 6 dhjetor, që nga viti 1991.