Pas Sekretarit Amerikan të Shtetit, ka ardhur edhe reagimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, për mbajtjen e Forumit Ballkanik kundër Anti-Semitizmit për vitin 2020, që këtë vit u organizua nga Parlamenti Shqiptar.

Në postimin e saj, diplomatja amerikane, shkruan se Shqipëria është një mike e madhe e Shteteve të Bashkuara dhe një shembull i fuqishëm për pjesën tjetër të botës rreth besës.

Kur ishte më e madhe nevoja, shkruan më tej Kim, populli shqiptar mbrojti ata në nevojë.

Postimi në Twitter

“Si tha Sekretari Pompeo, Shqipëria është një mike e madhe e Shteteve të Bashkuara dhe një shembull i fuqishëm për pjesën tjetër të botës për BESËN. Kur kishte më shumë rëndësi, populli shqiptar e mbajti nderin e tij dhe mbrojti ata në nevojë.”

As @SecPompeo said, Albania is a GREAT FRIEND of the United States and a powerful example to the rest of the world on BESA. When it mattered most, the Albanian people kept their honor & protected those in need. https://t.co/kjIT5xG7XI

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) October 29, 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re