Në këtë situatë të vështirë që po kalon Italia, një grup sipërmarrësish shqiptarë e kosovarë kanë bërë një gjest të mrekullueshëm. Ata i kanë dhuruar 11 mijë euro rajonit të Venetos si gjest solidariteti e ndihme që ky territor po kalon nga emergjenca e pandemisë.

Grupi i sipërmarrësve është pritur nga guvernatori i këtij rajoni, Luca Zaia i cili ka vlerësuar aktin e tyre duke u shprehur se “kanë treguar një ndjeshmëri të lartë e solidaritet për Italinë e për Veneton”.

Grupi i sipërmarrësve kosovarë e shqiptarë jeton në territorin e provincës së Trevizos e është mjaft aktivë në ndihmë të jetës social -kulturore të komunitetit shqiptar. Pak kohë më parë ata kanë kontribuar në hapjen e shkollës shqipe për fëmijët e emigrantëve e janë një histori suksesi me punën e tyre të përditshme.

Gjesti i sipërmarrësve kosovarë e shqiptarë është pritur mjaft mirë nga qindra komentues në rrjetet sociale, italianë e shqiptarë që u janë mirënjohës Shqipërisë e shqiptarëve për ndihmën e zemërgjerësinë e treguar në këtë moment të vështirë për Italinë.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re