Vizitën zyrtare në Greqi, kryeministri Edi Rama e mbylli me dy takime: Atë me Kryetarin e Kuvendit dhe presidenten.

 

Gjatë bisedës me drejtuesin e parlamentit, u vlerësua roli i minoritetit grek si dhe i komunitetit shqiptar në vendin fqinj.

 

Kryetari i Kuvendit shprehu mbështetjen e Greqisë në rrugën anëtarësuese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

 

Ndërsa në takimin me presidenten, dy udhëheqësit janë angazhuar për të zgjidhur të gjitha çështjet e mbetura pezull.

 

Pas mbylljes së vizitës në Athinë, kryeministri do të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe.

 

Ai do të ketë një takim me homologun britanik, Rishi Sunak, me të cilin pritet të diskutojë emigracionin e paligjshëm si dhe luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

 

Rama dhe Sunak do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re