Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë një raporti në Këshillin Kombëtar të Integrimit, ka deklaruar se në luftën kundër korrupsionit janë bërë përparime, por mbetet ende një shqetësim serioz.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme theksoi se masat kanë ndikim të kufizuar në sektorë të cenueshëm.

“Sipas progres raportit, lufta kundër korrupsionit ka përparime, por mbetet një fushë shqetësim serioz.

Korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe biznesit, masat parandaluese vijojnë të kenë një ndikim të kufizuar veçanërisht në sektorë të cenueshëm”, tha Altin Dumani.

Gjithashtu, kreu i SPAK ngriti si shqetësim janë ngarkesa e madhe dhe dosjet e mbartura.

Por theksoi se po përgatitet një strategji e veçantë dhe se po pritet që projekti i asistencës ndërkombëtare të caktojë një ekspert për uljen e çështjeve të mbartura.

Altin Dumani: “Për vitin 2023 veprimtaria e SPAK ka njohur rritje cilësore, që është vlerësuar edhe nga BE.

SPAK ka luajtur një rol të rëndësishëm për nxjerrin e Shqipërisë nga lista gri, një nga arsyet e këtij vendimi është puna e SPAK për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të ardhura nga pastrimi i parave.

Lufta jonë kundër krimit të organizuar ka pësuar rritje cilësore. Gjithashtu për tu theksuar është se këtë vit kemi patur kontakte dhe bashkëpunim me homologët rajonal.

Prokuroria e Posaçme i ka dhënë një rëndësi të veçantë luftës kundër pastrimit të produkteve të veprës penale duke ndjekur qasjen e shoqërimit të hetimeve penale edhe me hetimet pasurore.

E kam deklaruar që në SPAK është bërë traditë që krahas hetimit penal, i cili ka synim ngritjen e akuzës dhe dërgimin për gjykim të subjekteve të veprave penale, ne bëjmë edhe një hetim pasuror për evidentimin e pasurive që dyshohet se kanë origjinë kriminale.

SPAK ka rritur numrin e çështjen penale të cilat kanë për objekt hetimin e subjekteve të profilit të lartë dhe të mesëm, për korrupsion ose vepra të tjetra që lidhen me detyrën.

Sa i takon luftës kundër krimit të organizuar kemi një bashkëpunim të mirë me të gjitha vendet e BE dhe më gjerë, Britaninë dhe vendet e Amerikës Latine e Qëndrore.

Sipas progres raportit, lufta kundër korrupsionit ka përparime, por mbetet një fushë shqetësim serioz.

Korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe biznesit, masat parandaluese vijojnë të kenë një ndikim të kufizuar veçanërisht në sektorë të cenueshëm.

Shqetësuese për SPAK janë ngarkesa e madhe dhe dosjet e mbartura. SPAK do të përgatisë një strategji të veçantë për këtë aspekt. Në fazën aktuale po pritet që projektit të asistencës ndërkombëtare  të caktojë një ekspert për uljen e çështjeve të mbartura.

SPAK është në përgatitje për komunikim me publikun. Brenda vitit kjo strategji komunikimi besoj se do të miratohet.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re