Policia e Shtetit ka nisur kontrollet në kampin MEK në Manëz, Durrës.

G-1243

Gazetari i Panorama TV, Ervin Leka bën me dije se kontrollet nga ana e policisë janë bërë në kuadër të parandalimit të sulmeve terroriste dhe atyre kibernetike.

Mësohet se efektivët kanë mbërritur në zonën e MEK që në mëngjesin e sotëm pas urdhër kontrollit nga Gjykata e Tiranës, i cili është dhënë në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimin e sulmeve kibernetike.

Në zbatim të këtij urdhri kontrolli të lëshuar nga gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin dhe në këto momente janë brenda kampit.

 

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re