Drejtori i Përgjithshëm për Zbatimin e Emigracionit në Ministrinë e Brendshme britanike, Bas Javid u prit sot në Tiranë, nga Saimir Boshnjaku, Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit.

Lajmin e ka dhënë ambasada britanike në Tiranë, e cila shkruan se Javid u befasua me strukturat që janë ngritur bashkërisht nga oficerët britanikë dhe shqiptarë për të përpunuar të dhënat e shtetasve shqiptarë që kthehen nga Mbretëria e Bashkuar, pa të drejtë qëndrimi në këtë vend.
“Puna në partneritet ka qenë absolutisht çelësi i suksesit në reduktimin me mbi 90% të numrit të shqiptarëve që udhëtojnë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar”-shkruan më tej ambasada britanike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re